Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri i ftuarë në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 thotë se si me lista të hapura apo të mbyllura rezultati i zgjedhjeve nuk do ndryshonte.

Gjiknuri sqaron se pavarësisht ndryshimit të sistemit nuk të sjell në pushtet, nuk ndryshon rezultatin shumë si dhe përsëri ky nivel parlamenti do ishte.

Më tej ai thotë se ndryshimi i sistemit është mit dhe përsëri nuk do ndryshonte gjë.

 

”Ka një limit për listat e hapura. Qarkullimi që i bëri PD të listave të atyre që ikën dhe erdhën, do ishin i njëjti produkt si konkurrenca e brendshme. Një kategori e sheh sikur do qarkullojnë elitat. Një tjetër thotë se nuk do jetë në dorë të kryetarëve, por listat prap kryetarët do i bëjnë. Krijohet një tension i brendshëm që është dhe i mirë brenda partive. Nuk i tund themelet kryetarit të partisë. Me sistemin që është nuk do ndryshonte rezultatin. Por ndryshoi sistemi sikur do bëhet Republikë e Re. Sistemi nuk të sjellë në pushtet. Politikanët janë një kampion i mesatares së votimeve. Dhe kjo është në gjithë botën. Të gjithë mendojnë sikur do ndryshojë, i njëjti nivel parlamenti do jetë. Shihni listat e PD.

Modeli danez është më i komplikuar, kërkon një tjetër ndarje administrative të Shqipërisë dhe është e i korrektuar. Asnjë sistem nuk ka perfekt tek vota.”- tha Gjiknuri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb