Gazetari Osman Stafa në protestën e sotme në Tiranë ka bërë thirrje që qytetarët të qëndrojnë të bashkuar deri në fund për të drejtat e tyre. Gazetari i News24, Osman Stafa, sot si protestuesit, si qytetar ka renditur një sërë problematikash që prekin shqiptarët, në çdo cep.

Gjithashtu ai edhe një thirrje për Diasporën që të vijnë në Shqipëri, dhe të bashkohen në protestë për t’i shkuar deri në fund.

“10 ditë qëndresë, 10 ditë shpresë. 10 ditë që ky komb nuk e ka parë në 36 vite. Është protesta që e ka thirrur Shqipëria. Kundër rritjes së çmimeve, situatës në spitale, kundër korrupsionit. Ai është kryeministri duhet të përgjigjet. Shan e ofendon protestuesit. Ku është shëndetësia shqiptare sot? Shkojmë ë gjithë në private, në Itali. Kemi shpresë vetëm tek ju…Diaspora, kjo që po ndodh është histori. Kjo që po ndodh duhet çuar deri në fund. Dorëheqje…”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb