TIRANË

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, doli në një konferencë për media nga selia blu, pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit.

Në mesazhin e tij, Basha u shpreh se demokratët ja dolën të rrëzojnë regjimin komunist, ndërsa shtoi se beteja për demokraci do të vijojë pa ndërprerë çdo çast, çdo ditë, çdo muaj e vit anembanë Shqipërisë.

“Të dashur shqiptarë e shqiptare, zonja e zotërinj, teksa muzgu i kësaj mbrëmjeje po bie mbi qytete e fshatra, mbi male e lugina, një tjetër hije po avitet në zemrat e mendjen e shqiptarëve anembanë vendit. A është ky muzgu i shpresës për Shqipërinë demokratike, normale e të zhvilluar, për Shqipërinë evropiane? Kemi shumë vite që luftojnë për demokracinë, u deshën shumë vite që të rrëzonim regjimin komunist, por ne ja dolëm. Ja dolëm se jemi njerëz të fortë, popull që beson te demokracia. Beteja jonë për demokraci ka vijuar pa ndërprerë cdo cast, cdo ditë, cdo muaj e vit anembanë Shqipërisë. Edhe këto muaj ne bëmë betejë për demokracinë. Unë besoja se falë fuqisë së mrekullueshme të popullit tonë ne do ta fitonim dhe do ja kthenim Shqipërisë dmeorkacinë. Por këtë herë kjo nuk mjaftoi”, tha Basha.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb