Ditën e sotme qytetarët kanë nisur protestë pak para nisjes së takimit të Von der Lyen në Kryeministri me kryeministrin Edi Rama.
Ndërkohë Bulevardi është “bllokuar” nga policia duke mos lejuar që të kalojnë as automjete. Masa të shtuara të policisë shihen në Bulevard.
Gjithashtu ka pasur edhe tension e përplasje pasi efektivë të policisë tentojnë të shtyjnë qytetarët për t’i larguar
Ndërsa protestuesit kanë vijuar me thirrjet “Arrestoni Ramën”.
