Sheshi “Skënderbej” është veshur kuq e zi. Protestues të shumtë janë bërë bashkë dhe ka nisur organizimi i protestës 23-të kundër kryeministrit Edi Rama.
Diaspora i është bashkuar kësaj proteste. Disa prej protestuesve kanë qëndruar para Kryeministrisë edhe gjatë natës. Ata shprehen të vendosur në kërkesat e tyre, dorëheqjen e kryeministrit Rama.
Luçiana Kola në një intervistë në “News24”, tregoi se protesta ka treguar se masazhi i saj është i qartë., dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
“Protesta ka rrjedh nga qytetarët. Disa qytetarë kanë vendosur të kalojnë 24 orë në shesh…Ne kemi qenë të qartë në kërkesat tona. Kjo është protestë për Shqipërinë”, tha mes të tjerash ajo, duke thënë se ka tentativa për ta përçarë protestën. Rama ka humbur kontrollin dhe nis të merret me blogere, që një protestuese i publikon adresën e shtëpisë në profilin e vet…Nuk e konsideroj më fare mendimin e tij. Të gjithë qytetarët në shesh kërkojnë dorëheqjen e tij. Do ketë një deklaratë zyrtare më vone dhe do prezantoheni”, tha ajo
