Para ndeshjes ndaj San Marinos, trajneri Maran theksoi se nuk ka ndeshje të thjeshta. Ndër të tjera, numri një i pankinës kuqezi, u ndal edhe tek disa lojtarë.
Tekniku i Shqipërisë, tha gjithashtu se grupi ka kiminë e duhur dhe kjo është diçka shumë e rëndësishme për të ardhmen.
“Kur dëgjoj fjalën e thjeshtë, më vjen të rrëqethem. Nuk ka ndeshje të thjeshta në futboll. Në ndeshjen ndaj San Marinos e ulëm ritmin. Luajtëm mirë në fillim, por ishte një lloj llogarie.
Mendoj se kemi bërë progres të mirë nga ndeshja e parë. Pasi siguruam rezultatin ndaj San Marinos, bëmë ndryshime për të menaxhuar lodhjen. Kjo na shërbeu për ndeshjen ndaj Finlandës. Qëllimi im është që skuadra të tregojë atë që punojmë në stërvitje. Nuk është gjithmonë e lehtë për tu gjetur kimia në grup, por besoj se ia kemi dalë. Dëshirën për përmirësim e kam parë të lojtarët.”
“Kerjota ka karakteristika që mund ta bëjnë të dobishëm për skuadrën. Mund ta kishte mundësinë edhe Kerjota. Më vjen keq që nuk kam pasur mundësi ta aktivizoj. Ka qenë gjë e mirë që ka qenë në stërvitje. I kemi parë cilësitë e tij. Nuk mund të themi se është një rast i djegur. Mund të ketë hapësira në vazhdim.
Pilo dhe Mitaj? Është një zgjedhje që e kishim menduar edhe më herët. Janë lojtarë që ndihmojnë për të mbuluar mbrapa dhe nisen. E dinim që do kishin ndryshime në role. E aplikuam dhe mendoj se ishte i suksesshëm. Ndaj Finlandës besoj se kemi bërë mirë me 10 lojtarë. Pësuam dy gola nga goditjet e dënimit dhe kjo është për shkak se dy lojtarët na ndihmuan pas.
Është fusha ajo që të jep zgjedhje në këto raste. Ne duam të kemi identitetin tonë. Ndonjëherë kundërshtarët krijojnë hapësira për të luajtur ndeshjen tënde.”
