Mjekja e Infektivit Esi, në një intervistë dhënë për emisionin “Kjo javë” në “News 24” ka treguar sesi është gjendja në Urgjencë, në lidhje me rastet e infeksionit me koronavirus.

Ajo u shpreh se ka edhe pacientë me temperaturë 40, kurse shtoi se në Infektiv paraqiten raste të mesme e të rënda.

“Këtu trajtohen nga pacientë nga jugu e nga Tirana. Kemii shtim të rasteve, ka pasur mbi 40 raste. Një pjesë e rasteve që paraqiten tek ne janë të mesme dhe të rënda. Kjo ndodh sepse pacienti fillimisht qëndron në shtëpi. Në raste ekstreme mund të ketë temperatura deri 40.

Pasi i bëhet një vlerësim paraprak, pacienti ngjitet lart për kurim, sipas gjendjes që ai ka. Shërbimi është 24 orë. Ne japim oksigjen, aq sa ka nevojë pacienti. Një pjesë e rasteve dërgohen në shtëpi, një pjesë dërgohen në dy spitale Covid. Ne informojmë vazhdimisht familjarin. Ka ekip që mban rastet, vdekjet etj”, u shpreh mjekja.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb