Kukësi ka marrë fitoren e parë në kampionat për sezonin e ri pasi ka mposhtur sot në “Loro Boriçi” Tiranën me shifrat 3-1.

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për ekipin e drejtuar nga Armando Cungu pasi Rexhinaldo në minutën e katërt ndëshkoi bardheblutë.

Kryeqytetasit u përpoqën të reagonin, por atëherë kur nuk pritej, në fundin e pjesës së parë pësuan edhe golin e dytë, po nga i njëjti autor, Rexhinaldo.

Në fraksionin e dytë të lojës, ekzaktësisht në minutën e 61-t, Tirana ngushtoi diferencat me Muçën duke ngjallur shpresat për pikë. Gjithsesi do të ishte edhe njëherë Rexhinaldo ai që vetëm dy minuta më pas me “tripletën” e tij do të vuloste takimin.

Me këtë fitore Kukësi ngjitet në kuotën e katër pikëve pas 3 ndeshjesh, ndërsa Tirana ka grumbulluar vetëm 1. Më keq se bardheblutë është vetëm Luftëtari, që në 3 ndeshjet e para nuk ka njohur rezultat tjetër përveç humbjeve.

Kukësi 2-0 Tirana

Minutë pas minute

82′ Minuta të qeta në këto momente në “Loro Boriçi”. Kukësi mundohet të administrojë rezultatin, ndërkohë që Tirana provon të afrohet drejt zonës verilindore.

75′ Karton i verdhë për Stivi Frashërin i cili vonon lojën.

72′ Probleme për Stivi Frashërin. I duhet ndihma e mjekëve duke qenë se portieri ndjen dhimbje në këmbën e majtë por megjithatë vazhdon lojën.

66′ Cungu bën një tjetër zëvendësim. Largohet nga loja Harba dhe në fushë hyn Dzaria

63′ GOOOL Kukësi! Shënon Rexhinaldo.

61′ GOOOL Tirana! Shënon Muçi për Tiranën

57′ Kukësi qarkullon topin dhe kërkon hapësira, por në mungesë të tyre, Shameti e kthen te Frashëri.

53′ Tjetër rast i shpërdoruar nga Tirana në zonën e Kukësit.

51′ Tjetër krosim në zonë për Muçin, por ky i fundit godet jashtë kuadratit.

49′ Mundësi e mirë për Tiranën. Vjen krosimi në zonë, por askush nuk arrin të përfitojë dhe topi kalon pasqyrën e portës.

46′ Nis pjesa e dytë, Ze Maria largon nga fusha Junuz dhe vendin e tij e zë Muçi, ndërkohë që vendin e Karabecit e zë Grezda. Blazhevski largohet dhe në vendin e tij hyn Ofei.

45+3′ Përfundon pjesa e parë

45+1′ GOOL Kukësi, shënon Rexhinaldo

44′ Rexhinaldo ka topin në hyrje të zonës dhe e jep për Harban i cili gjendet i vetëm përballë portierit por goditja e tij përfundon mbi traun e portës.

43′ Tirana humbet rastin më të mirë për të barazuar, goditje e fortë por topi përfundon jashtë.

42′ Kalaja provon një goditje të menjëhershme, por ndal Lika që nis një top të shpejtë.

38′ Maveje nis një top të rrezikshëm në zonë për Blazhevskin, por Frashëri arrin të ndalë aksionin.

35‘ Goditje nga këndi në favor të Kukësit, pro largohet topi nga zona.

30′ Goditje dënimi në favor të Tiranës. Karabeci nis një top për Kobina. Ky i fundit kroson, por del i sigurt Stivi Frashëri

28′ Kërçiku provon një krosim në zonë, por largon Cuculi në rivënie anësore. Minuta të mira për Tiranën që po kërkon golin e barazimit me çdo kusht.

23’ Hoxhallari provon një goditje nga distanca, por largon Frashëri në goditje nga këndi. Një goditje e fortë nga Hoxhallari që e vë në vështirë portierin. Nga këndorja, nuk ka probleme për Kukësin.

21′ Niset një top i gjatë në drejtim të Blazhevskit, por arbitri ndal për pozicion të parregullt.

18′ Uilliam merr një aksion nga e majta dhe ka shumë hapësirë për të krosuar. Nis një top në hyrje të zonës, por plotësisht i gabuar.

17′ Arlind Kalaja mundohet të marrë një kundërsulm, por është në pozicion të parregullt.

13′ Kukësi kryen zëvendësimin e parë. Largohet Arbër Çyrbja i dëmtuar dhe vendin e tij e zë Arlind Kalaja.

12′ Ka një ndërhyrje të gabuar nga Hoxhallari. Arbër Çyrbja duket se ka një dëmtim të rëndë.

8′ Blazhevski ka një tjetër mundësi të mirë për të barazuar, por rrëshqet në goditje e sipër duke e çuar topin lehtë në duart e Frashërit.

5′ Mundësi e mirë për Tiranën. Blazhevski rrotullohet mirë në zonë, por goditja e tij përfundon në rrjetë të jashtme.

4′ GOOOL Kukësi! Shënon Rexhinaldo pasi ka kaluar bukur Atingën.

1′ ka nisur sfida

Në stadiumin “Loro Boriçi” Kukësi do të presë sot Tiranën për të zhvilluar ndeshjen e tretë në kalendar të Superligës.

Skuadra verilindore vjen pas një humbje kundër Flamurtarit dhe do të kërkojë me patjetër 3 pikët kundrejt një Tirane e cila gjithashtu synon fitoren, pasi në 2 ndeshjet e para, ashtu si skuadra e Cungut, ka marrë vetëm 1 pikë.

16:45| Kukësi-Tirana

FORMACIONET ZYRTARE:

Kukësi: Maloku, MaliQi , Shameti, Cuculi, Zguro, Çyrbja, Limaj, Musolli, Uilliam, Harba, Rexhinaldo.

Trajner: Armando Cungu.

Tirana: Lika, Kërçiku, Turtulli, Atinga, Hoxhallari, Hasani, Mauxhe, Kobinah, Karabeci, Sentamu, Blazhevski.

Trajner: Ze Maria

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb