‘Fortunë’ njerëzish në rrugët e Tiranës. Prej 25 ditësh protestohet kundër kryeministrit Edi Rama. Shqiptarët kërkojnë largimin e tij.
Protestuesit vijojnë marshimin në kryeqytet ndërsa jehojnë thirrjet “Nuk ka bisedime”, “Poshtë patronazhistët”, “Edi Rama jep dorëheqjen”.
Ata kanë bërë thirrje për bashkim dhe të mos përçahen, në marshimin e tyre në Tiranë, jehon thirrja “Revolucion”, “Shqipëri e Re”.
