Protesta në Tiranë i ka kaluar të gjitha pritshmëritë. Një tubim madhështor vijon prej 11 ditësh, me një kërkesë të vetme, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama

“Mos u provokoni”, “Edi Rama jep dorëheqjen”, janë thirrjet e qytetarëve, në këtë protestë.

Gjithashtu kanë ngritur shqetësimet lidhur me kërcënimet që kanë marrë.

“Sot populli shqiptar e ka tejkaluar veten deri te sheshi Skënderbej. Sot populli shqiptar i ka dhënë mesazh klasës politike që ne nuk tërhiqemi”, u shpreh qytetari.

“Rama tha se as po të jenë 500 mijë nuk e jap dorëheqjen. Hapni kamerat dhe shiko sa jemi sot”, u shpreh një tjetër qytetar.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb