Ish-përndjekuri politik Besim Ndregjoni ka dhënë një mesazh të fortë në protestën e 35 kundër Edi Ramës.
Ai bëri thirrje për bashkim të shqiptarëve që të largojnë kastën politike që i quan komunistë.
“Ju shqiponja e të rinjtë, çfarë nuk ju kanë thënë korbat e sorrat e komunizmit, çfarë nuk ju kanë përçmuar. Por unë fjalën time dua ta referoj te fjala e Presidentit Amerikan Donald Trump. E keqja e Amerikës vjen nga komunisti. E keqja e shqiptarëve është komunizmi i Edi Ramës, komunizmi i partive staliniste. Që kanë vrarë. Kanë vrarë. 6 mijë shqiptare e shqiptarë u kanë zhdukur kufomat. 35 vjet Sali Berisha dhe Edi Rama nuk kanë mbajtur një minutë heshtje për të zhdukurit e komunizmit. Ju ftoj ju misionarëve të Shqipërisë së ere të mbajmë një minutë heshtja për ata 6 mijë shqiptarë që u zhdukën kufomat. I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre Atë që nuk e bëri Parlamenti i krimit e bëtë ju misionarë të Shqipërisë së Re”, tha ai.
