Aktivisti Edison Lika i cili u shoqërua nga policia ditën e sotme, pas lirimit të tij iu bashkua protestën para Kryeministrisë, ku mbajti edhe fjalën e tij.
Ai bëri thirrje për bashkim duke theksuar se qytetarët nuk i tremb më asgjë dhe se “Së bashku do ta ndërtojnë Shqipërinë e lirë”.
“Do të jemi çdo ditë para këtij pushteti të buzëqeshur. Kjo protestë i ka ngjallur Shqipërisë shpresën. Kjo protestë ka bërë që njerëzit të fitojnë besimin te njëri tjetri. Me dashurinë që kemi për njëri tjetrin e për Shqipërinë do t’i mundim. Sot çdo gjë ka ndryshuar…Ne kemi parë njëri tjetrin ndryshe, Shqipërinë e kemi parë ndryshe, e kemi parë Shqipërinë ndryshe, e kemi parë politikën ndryshe dhe do ta bëjmë ndryshe. Edhe çunat e tjerë i liruan…Së bashku do ta ndërtojmë Shqipërinë e Re të lirë”, tha ai.
