Të vendosur për të vijuar kauzën e tyre, protestuesit kanë vijuar revoltën prej 42 ditësh kundër kryeministrit Edi Rama.

Qytetarët po marshojnë në rrugët e Tiranës, duke përsëritur thirrjet e tyre për ndryshim politik dhe largimin e kryeministrit nga detyra.

Protestuesit shprehen se nuk do të tërhiqen dhe se do të vazhdojnë aksionin e tyre qytetar deri në realizimin e kërkesës për largimin e Edi Ramës.

“Parlament i krimit”, “PS-PD, këlyshë komunistësh” dhe “Ju erdhi fundi” ishin disa nga thirrjet e protestuesve gjatë ndalesës së tyre para Kuvendit

Marshimi ka vijuar në disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit, ndërsa pjesëmarrësit bëjnë thirrje për vazhdimin e protestës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb