TIRANE– Prokurori Besim Hajdarmataj i është përgjigjur Saimir Tahirit dhe avokatit të tij duke thënë se është në atë sallë për të paraqitur provat dhe rrethanat, dhe se nuk janë aty për show apo politike.

Hajdarmataj tha se Habilajt kanë përmendur Tahirin për ndihmën që u ka dhënë ministri në trafikimin e lëndëve narkotike dhe hodhi dyshime se si kishte mundësi që nuk përmendnin asnjë ministër tjetër.

Ne kemi paraqitur të gjitha provat ku implikohet ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Sot e gjithë pjesë e mbrojtjes së fjalës së deputetit Saimir Tahiri ta përfshijë në politikë. Këtu flitet për dhunë politike e mediatike. Ne kemi ardhur këtu me sjellje shumë etike e morale, për të marrë një autorizim të caktuar. Tek provat, janë bisedat e dy njerëzve që nuk kanë pasur asnjë lloj ndikimi, që janë bërë në qetësinë e tyre, automjetin e tyre, që implikojnë në mënyrë të vazhdueshme ish-ministrin e Brendshëm.

Ata kanë përmendur momente kur ata kanë blerë dhurata. Disa biseda janë bërë publike e disa nuk janë bërë publike, e shpresoj të mos bëhen publike. Aty flitet vetëm për ministrin e Brendshëm e asnjë deputet tjetër, as për deputetë të Vlorës, Tiranës, e asnjë tjetër. Ministri i Brendshëm qarkullon me të njëjtin automjet, që qarkullojnë edhe trafikantët”- tha Hajdarmataj.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb