Ka nisur prej pak minutash protesta e 12-të qytetare në Sheshin “Skënderbej”. Në një intervistë për gazetaren Klodiana Lala, njëri prej organizatorëve, Arben Kola ka deklaruar se rrëzimi i qeverisë është i pashmangshëm dhe se qytetarët janë kundër Ramës dhe Ballukut, por edhe kundër Berishës ose siç i etiketoi ai Ramaviç dhe Sali Berishoviç.

“10-ditëshi ka kaluar pa asnjë incident.

Ramaviç dhe Sali Berishoviç kanë marrë peng Shqipërinë. Do të rrëzohen sepse kanë dalë 6 milionë shqiptarë, do të rrëzohet sepse s’ka çare.

Nuk jam organizator, por kam prirë protestën deri në podium. Këtu nuk jemi vetëm kundër Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, por kundër politikës së 35 viteve”, tha Kola.

Protestat qytetare kanë nisur prej majit, pas tensioneve dhe skandalit, ku gjatë protestës, rojet e një kompanie private sigurimi dhunuan protestuesin.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb