Pedagogu Lush Susaj, ka bërë thirrjet që shqiptarët të dalin masivisht në protestën kundër Ramës.

Ai theksoi se kjo protestë i kthye shpresën Shqipërisë, dhe se e shpëtoi Shqipërinë nga zhdukja.

“Kjo protestë është shpëtimi i Shqipërisë. Kjo protestë e shpëtoi Shqipërinë nga zhdukja. Kjo protestë i bëri shqiptarët me reagu. Kjo është protesta e rinisë, i lutem të gjitha forcave politika të dalë nga mitra e përgjakur e partisë së punës, të qëndrojnë larg protestës. Por kush është shqiptar e bij shqiptari ti bashkangjitet protestës. I bëj thirrje punonjësve të shkollave e universiteteve, çdo punonjës, nuk mund të cënohet. Jetojmë në mes të Europës dhe jo në mes të Afrikës…Dilni në protestë dhe largoni frikën. I bëj thirrje fermerëve të lënë jashtë çdo kujdesi, emigrantëve që vijnë për pushime të vijnë në protestë. 35 % u vjedh qeveria, sepse korrupsioni ia ka vështirësuar jetën”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb