Pas rreth tre orësh poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama, qytetarët kanë nisur marshimin nëpër rrugët e Tiranës.

Edhe pse kanë kaluar plot 20 ditë nga nisja e protestave, pjesëmarrja ka qenë tejet masive edhe mbrëmjen e djeshme, me protestues që janë grumbulluar para godinës së Kryeministrisë, duke vijuar mobilizimin e pandërprerë të javëve të fundit.

Për 20 ditë me radhë, qytetarët kanë protestuar në Tiranë, duke shprehur pakënaqësinë e tyre dhe duke kërkuar ndryshime politike.

Protestuesit theksojnë se do të vijojnë mobilizimin deri në realizimin e kërkesës së tyre kryesore: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb