“Edi Rama jep dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Atdheu është i yni”, janë këto thirrjet e protestuesve, në revoltën e 37 kundër kryeministrit Edi Rama. Ata janë shprehur se kërkesa e tyre është e panegociueshme për largimin e menjëhershëm të kreut të qeverisë.
“Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë”, brohorasin qytetarët. Gjithashtu janë shprehur të vendosur se nuk do të largohen nga sheshi derisa Rama të largohet.
“Duket se shqiptarët sivjet nuk do të bëjnë pushime. Pushimet janë të rezervuara në bulevardin e Kombit. Shpresa e tyre është që ne të largohemi. Por do jemi këtu, dhe do jemi edhe më të fortë se kurrë. Do jemi këtu çdo ditë deri sa ky kryeministër të largohet. Thanë, do nisë botërori e këta do largohen, ju themi që botërori po mbaron e ne jemi këtu. Kjo rezistencë i ka treguar shqiptarëve që ky popull e ka seriozisht. I ka treguar qeveritarëve që këta protestues e kanë seriozisht. I kanë treguar edhe ndërkombëtarëve që këta protestuesit e kanë seriozisht. Kjo rezistencë na shton aleatët ne dhe ia pakëson atij”, tha ai.
