Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sërish këtë të hënë ministrat në Pogradec. Ky takim vjen një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe dhe drejtuesit e komisioneve parlamentare.

Siç shihet edhe nga pamjet, disa prej ministrave kanë mbërritur.

Takimi me ministrat zhvillohet në formatin e “retreat”-it qeveritar, një mbledhje joformale që Rama e ka kthyer në traditë në nisje të sezonit të ri politik pas pushimeve verore.

Në tryezë pritet të jetë bilanci i punës së ministrive deri tani. Mbledhja vjen menjëherë pas diskutimeve të së dielës me drejtuesit socialistë.

Në qendër të diskutimeve ishin dokumentet “Besa” dhe “Prania Besnike”, të prezantuara nga Rama në fund të korrikut, me synimin për të përcaktuar një qasje të re të PS-së gjatë mandatit të ri qeverisës.

Një tjetër çështje e diskutuar ishte “Pasqyrë Albania”, platforma e prezantuar nga socialistët për evidentimin dhe ndjekjen në kohë reale të problematikave të ngritura nga qytetarët.

Pas strukturave politike të partisë, tashmë radha u vjen ministrave për të raportuar mbi rezultatet dhe për të përcaktuar prioritetet e fazës së ardhshme të qeverisjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: