Protestës së sotme i janë bashkuar edhe mësues. Në sheshin para Kryeministrisë, një protestuese ka bërë thirrje që shqiptarët të qëndrojnë të bashkuar në këtë protestë dhe të mos dorëzohen. Kërkesa është e njëjtë dhe e panegociueshme, largimi i kryeministrit Edi Rama.
“Falënderoj rininë tonë, këtë rini heroike që proteston. Janë këtu të ndryshojnë këtë sistem të kalbur. Të gjithë deputetët të lëshojnë mandatet dhe të mos jenë në Kuvend. Kuvendit do ta bëjë rinia. Mos u bëni pre e provokimeve. Do durojmë deri në shporrjen e të gjithë këtyre kriminelëve”, u shpreh një tjetër protestuese.
