Qytetarët në protestë kanë ngritur shqetësimet e tyre në protestën e sotme në Tiranë. Protesta e 11 bëhet përpara Kryeministrisë.

Një qytetar tregoi se familjes së tij i është bërë presion, ndërsa bëri thirrje që të tërhiqen nga këto makinacione dhe se forcën e popullit nuk mund ta ndalë askush.

“Kanë shkuar sot në mëngjes kanë bërë presion te shtëpia ime. Përgjigjen do ta ketë tek populli, Ai e ka problemin si një person me përgjegjësi shtetërore që bën pazare për Atdheun sikur ta kishte çifligun e vet. Por ne na bën më të fortë. Personalisht i kam shijuar plagët e lirisë. Jemi të gatshëm të sakrifikohemi deri në fund, për t’i dhënë fund fashizmit të këtyre institucione që urtësinë e këtij populli e morën për dobësi. Unë e di adresën nga vjen,. Nëse qeveritarët duan ta bëjnë duke prekur familjet tona, u tregojmë se ne e kthejmë me kanun. Revolta nisi për shkakun e tyre, për shkakun e agresionit të tyre. Kanë përdorur fjalët më të rënda, në tubime dhe kjo do ketë adresë qeverinë. Rama në; burg Berisha në burg, përndryshe revolucioni do marrë përmasa më të mëdha. Forca e popullit nuk ndalet…”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: