Protesta në Tiranë vijon në ditën e 12 në Tiranë. Shqiptarët protestojnë kundër qeverisë Rama dhe kërkojnë dorëheqjen e tij.
“Zemra mal, 12 ditë nuk keni reshtur. Përcjell mesazh për të gjithë emigrantët, ashtu siç unë jam i ikur prej kësaj politike. Kam prerë një biletë vetëm ardhje. Të gjithë bashkë-atdhetarët e mi, ejani këtu. Ejani na jepni një dorë ta hedhim këtë sistem, këtë qeveri të korruptuar, këtë kryeministër. Ejani emigrantë, nuk mund të rrimë larg vendit tonë. Nuk mund të ngelemi gjithmonë bankomat i prindërve tanë. Në datën 13 kemi thënë që është protesta e emigrantëve, ejani ju lutem, nuk ka më kohë”, u shpreh protestuesi.
“Kjo protestë ka marrë vëmendjen e të gjitha mediave botërore. Kjo protestë dëshmoi qytetari e vlera. Kemi në shesh, fëmijë, gjyshër, nëna vajza, të gjithë shqiptarëve. Vetëm kjo frymë e rrëzon qeverinë, Ramën dhe shokun e tij Berishën”, u shpreh një tjetër protestues.
“Ata janë shumë, por ne të gjithë bashkë jemi edhe më shumë. Ata nuk i kanë larë ende hesapet me studentët, por ne nuk harrojmë”, u shpreh një student në këtë protestë të sotme.
