Mesazhi i kësaj proteste është i qartë. Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Mijëra protestues marshojnë në kryeqytet në çdo rrugë, në çdo cep dhe kërkojnë largimin e Ramës. Një protestë që vazhdon prej 10 ditësh dhe që duket se nuk do të ndalet deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Kësaj revolte i janë bashkuar me mijëra, qytetarë të pakënaqur, të zhgënjyer nga qeverisja kërkojnë të drejtat e tyre, një jetë me dinjitet, ekonomi më të mirë, shëndetësi, arsim , infrastrukturë, siguri në rrugë, siguri ushqimore. Janë të shumta çështjet që i kanë bërë bashkë.

“Studentët nuk harrojnë” është një tjetër pankartë që duket në të gjitha marshimet e protestat.

Me flamurin kuq e zi që kryeson protestën, edhe në këtë 9 qershor, marshimi vijon me thirrjet “Edi Rama dorëhiqu”.

“Rama në burg, Berisha në burg”, “Edi Rama ka maru”, janë gjithashtu të tjera thirrje të protestuesve.

Kjo protestë ka bërë bashkë të rinj e të reja, të moshuar, fëmijë kundër qeverisjes së Ramës dhe korrupsionit që ka përfshirë vendin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: