Kryeprokurori Adriatik Llalla ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku do të zhvillojë takime me drejtuesit e Byrosë Federale të Hetimit, ndërsa në fokusin të takimeve do të jenë lufta kundër terrorizmit, financimi i tij, byroja e hetimit, SPAK-u dhe krimi i organizuar.

Llalla së bashku me drejtoreshën e Marrëdhënieve me Jashtë Rovena Gashi dhe drejtuesin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, kanë udhëtuar në drejtim të Uashingtonit, me qëllim marrjen e një sërë takimeve me krerët më të lartë të investigimit në SHBA.

Mësohet se mes takimeve që do zhvillojë delegacioni i Prokurorisë së Përgjithshme, është dhe ai me drejtuesit e Byrosë Federale të Hetimit (FBI) dhe drejtues të strukturës DEA, e cila ka si specialitet luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar. Po kështu edhe terrorizmi do jetë tema kryesore e kësaj vizite e delegacionit të prokurorisë në SHBA.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: