Franca do kërkojë të fitojë finalen e Kupës së Botës ndaj Argjentinës, ndeshje kjo që do luhet të dielën me fillim nga ora 16.00. Në prag të ëktij takimi ka dalë para mediave portieri i “Gjelave”, Hugo Lloris.
“Për sa kohë që kemi mbështetjen e tifozëve tanë, ne e dimë që i gjithë vendi është me ne. Pjesa tjetër ka pak rëndësi. Ne e nisëm këtë garë me një mision, atëherë le të shkojmë. Shumë pak besuan në të. Ne do të japim gjithçka për të dalë fitimtar nga kjo betejë finale. E dimë se çfarë përfaqëson Leo Messi në historinë e sportit tonë, por mendoj se mbi të gjitha do të jetë një ndeshje mes Francës dhe Argjentinës” – Tha ai.
(BalkanWeb)
