Portieri i Francës, Hugo Lloris ka dalë para gazetarëve në prag të  gjysmëfinales së Botërorit të Katarit ndaj Marokut, e programuar të luhet të mërkurën.

“Ne kemi respekt dhe vlerësim për rrugëtimin e Marokut, në këtë kompeticion nuk mund të jetë rastësi një skuadër që mposht Belgjikën dhe eliminon Spanjën dhe Portugalinë.

Ne po përgatitemi me qetësi, madje edhe për klimën që na pret në stadium.Duhet të ruajmë klimën pozitive në skuadër dhe duhet të vijojmë me të treguarit forcën tonë në momentet më vendimtare të ndeshjes. Deschamps na frymëzon, ka shumë eksperiencë dhe kemi një marrëdhënie të afërt me të, i besojmë shumë” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: