Na ndajnë vetëm dy vjet nga zhvillimi i Lojërave Olimpike të Parisit dhe Rusia po përgatitet që atletët e saj të garojnë në kryeqytetin francez edhe pse shumë prej tyre e kanë të ndaluar të marrin pjesë, për shkak të mbështetjes të pushtimit të Ukrainës.

Presidenti i Komitetit Olimpik rus, Stanislav Pozdnyakov shkroi në Telegram se Rusia po punon për t’iu siguruar atletëve të tij pjesëmarrjen në ngjarjet kualifikuese për Lojërat Olimpike në vitin 2024.

Shumica e sporteve olimpike kanë pezulluar atletët nga Rusia dhe Bjellorusia që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në shkurt, pas një rekomandimi nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

Megjithatë, IOC nuk e ka pezulluar Komitetin Olimpik Rus, por atletë të veçantë, të cilët mbështesin agresionin rus ndaj Ukrainës.

“Për saktësisht dy vjet, Lojërat Olimpike fillojnë në Paris.Pavarësisht nga të gjitha rrethanat, Komiteti Olimpik Rus është një pjesëmarrës i plotë në ngjarjet olimpike.Ne po vazhdojmë përgatitjet tona sistematike për lojërat dhe po punojmë gjithashtu për të siguruar mundësi kualifikimi dhe prani të barabartë të sportistëve tanë në fshatin olimpik”, shkroi Pozdnyakov

Kualifikimi për disa sporte olimpike tashmë kanë filluar, por të tjerat nuk do të fillojnë deri vitin e ardhshëm.

Nëse federatat sportive heqin ndalesat për atletët rusë që garojnë në ngjarje ndërkombëtare si kualifikueset olimpike, kjo mund të çojë në bojkotime nga Ukraina.

Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka lejuar ekipin e Rusisë të vazhdojë të konkurrojë si atletë neutralë pa flamurin apo himnin e tyre.

Si përgjigje, Ukraina refuzoi të merrte pjesë kur kualifikimet olimpike filluan muajin e kaluar, veçanërisht sepse tha se 11 nga 24 atletët e ekipit rus në këtë ngjarje ishin anëtarë të ushtrisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb