Eduard Zaloshnja ekspert i sondazheve, në një lidhje skype në rubrikën “Opinion” në News24 ka analizuar situatën me zgjedhjet lokale të 14 majit dhe rezultatet e dala prej tyre.

Ai u shpreh se ka pasur një rrudhje e elektoratit të djathtë, fenomen që u vu re më shumë se kudo në Shkodër.

Zaloshnja ka analizuar gjithashtu rezultatin në disa bashki kryesore, në Shkodër, Kamëz, Tiranë dhe Himarë.

Pjesë nga fjala e Zaloshnjas:

Pjesëmarrja e votuesve të majtë ishte e pritshme, sepse ato kanë treguar që votojnë, por më befasoi pjesëmarrja e ulët e elektoratit të djathtë.

Befasia më e madhe, e jashtëzakonshmja është pjesëmarrja e ulët e elektoratit t djathtë në Shkodër.

Votat për kryebashkiakët socialistë janë të krahasueshme e thuajse identike me atë që morën kandidatët për deputetë dy vite më parë.

“BF” krahasimi nuk bëhet dot kokë më kokë se përbëhet nga 3 çereku i PD dhe ish –LSI.

Nëse i marrim në tablonë kombëtare kemi një tkurrje të elektoratit opozitar.

Një pjesëmarrja kaq e ulët nuk ishte e parashikuar, pritej një rënie sepse opozita hynte në zgjedhje e përçarë, por këto shifra nuk priteshin.

PS në krahasim me rezultatin e 2021

Kandidatët për kryebashkiak morën 22 mijë vota më shumë se PS dy vite më parë.
Kjo tregon që pjesëmarrja e votuesve socialistë ka qenë shumë e madhe, plus ka pasur edhe ndikime lokale të bashki të veçanta si në Shkodër e Kurbin, ku ka pasur votues të PSD apo LSI në degë që kanë mbështetur kandidatin atje.

Në Shkodër PS mori 15 mijë vota më shumë se 2021, por mos harrojmë se PS atje pavarësisht se nuk ka një aleancë zyrtare me PSD kanë punuar bashkë ne terren.

1/3 e atyre që u shprehën se do votojnë për Benet Becin ishin18-34 vjeç. Pritshmëria [për votuesit e tij ishte që do ishin 34-35 mijë votues dhe ashtu doli. Ajo që nuk u realizua ishte mos dalja në zgjedhje e votuesve të djathtë.

“BF” në krahasim me 2021 ka marrë rreth 12 mijë vota më pak. prisja që të dilnin të paktën 30 mijë vota për Bardh Spahinë, por dolën vetëm 23 mijë.

Fushata mesa duket u shtuar në favor të Benet Becit në javët e fundit. Edhe nga qeveria pati një shtysë të fortë për të dhënë idenë që nëse ky fiton këtu do të ketë projekte madhështore, e me sa duket kjo ka dekurajuar votuesit e djathë. Ka pasur rrudhje elektorati dhe kjo është hera e parë që ndodh në Shkodër.
Shpresa e elektoratit opozitar për të ftuar zgjedhjet, ka qenë më e vogël seç mendonin liderët.

KAMZA

Sondazhet për Kamzën kanë qenë që në këtë bashki gara do të ishte e ngushtë, por duket se kryebashkiaku që kishte 4 vjet që administronte Kamzën ka krijuar rrjetin e tij të përkrahësve që kanë punuar fort. Sepse Kamza ndryshe nga Shkodra nuk kishte një fushatë spektakolare.

HIMARA
Ai ka folur edhe në lidhje me

Nuk jam i befasuar për rezultatin atje, sepse në 2021 fiton PS 60 përqind të votave, por mos të harrojmë që në atë kohë ishim në një periudhë pandemie dhe kufiri me Greqinë ishte i mbyllur. Pra nëse edhe këtë vit do ishte kufiri i mbyllur do ishte i njëjti rezultat, sepse njoh shumë mirë si zonë. Pikëpyetja ishte vetëm a do vinin emigrantë nga Greqia që ë votojnë apo jo.

TIRANË

Personazhe të tilla si Arlind Qori kemi parë edhe më parë si Gjergj Bojaxhiu psh. Tirana nxjerr personazhe që sfidojnë establishmentin. Kush e votoi besoj e dinte që nuk do bëhej kryebashkiak por kanë shprehur simpatinë për dikë ndryshe.

Ata që votonin për Qorin ishin njerëz që nuk kishin votuar as për PS as për PD as për dikë tjetër. Nuk i ka prishur punë as PS as PD sepse sipas sondazheve të detajuara në terren votuesit e tij ishin persona që nëse nuk do kandidonte Qori nuk do të votonin fare.

Kur kam bërë sondazhe mes Veliajt dhe Këlliçit, diferenca ishte 40 mijë vota, tashmë shkoi 60 mijë. Kjo mund të shpjegohet sepse kudo ishte bindja që Veliaj do të fitonte, nuk dolën në zgjedhje dhe nuk morën mundimin të votonin për Këlliçin. megjithatë e njëjta mund të ketë ndodhur edhe në të kundërtën, pasi edhe socialistët që ishin të bindur që do të fitonte Veliaj, nuk kanë dalë në votime.

Bejko pak a shumë mori të njëjtat vota siç pritej në sondazhe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: