LONDËR- Republikanët britanikë, shumë herë të pakët në numër krahasuar me pjesën më të madhe të popullsisë që simpatizon monarkinë, konfirmuan se kërkojnë zhvillimin e një referendumi për formën e qeverisjes së vendit, pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth.

Nisma e republikanëve britanikë vjen në kohën kur mbretëresha Elizabeth do të festojë nesër 90-vjetorin e lindjes dhe kur popullariteti i saj ndodhet në nivelin maksimal. Por, sipas liderit të republikanëve britanikë, Graham Smith, vdekja e mbretëreshës do të përfaqësojë një pikë zgjidhjeve në historinë e Britanisë së Madhe. “Do të jetë e domosdoshme që qytetarët të shprehen për të ardhmen e vendit të tyre”, thekson Smith./ata
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: