DURRES– Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar pasditen e sotme takimin përmbyllës elektoral me mbështetësit në Durrës. Kur edhe dy ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, kreu i kësaj force politike, Petrit Vasili, teksa u ka kërkuar votave durrsakëve, ka premtuar ulje të taksave për biznesin dhe 100 mijë vende pune për të rinjtë.

Vasili u shpreh prioritet për LSI përbëjnë edhe turizmi dhe bujqësia.

Sakaq, ai nuk ka kursyer akuzat ndaj kreut të Qeverisë.

“Jemi forcë e parë më 25 qershor. LSI ka një plan për Shqipërinë. Ne do të krijojmë 100 mijë vende pune për të rinjtë. Ju nuk do të zhvateni më për xhepat e oligarkëve”, tha Vasili.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: