Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer me tone të ashpra ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ish-kryetarit të kësaj partive, Presidentit Ilir Meta.

Nga Asambleja e PS, Rama tha se LSI lindi dhe u rrit në kurriz të PS dhe PD. Sipas kryeministrit, LSI është si qelizat e kancerit, që rriten e shtohen vetëm për ta vdekur organizmin që kapin.

“LSI përfitoi nga pakënaqësia legjitime brenda PS dhe u rrit në kurriz të PS dhe të PD. LSI është e krijuar për këtë, është një organizatë, e cila funksionon vetëm me këtë parim.
“LSI përfitoi nga pakënaqësia legjitime brenda PS dhe u rrit në kurriz të PS dhe të PD. LSI është e krijuar për këtë, është një organizatë, e cila funksionon vetëm me këtë parim. Njësoj si qelizat e kancerit, për të cilat thuhet se rriten e shtohen vetëm për ta vdekur organizmin që kapin. Me LSI nuk ka mundësi të bëhet më shumë seç kemi bërë në mandatin e parë. Patjetër që unë nuk i heq asnjë presje atyre që kam thënë më parë, edhe sot e pohoj që kam qenë partizan dy herë i bashkimit me LSI dhe falë atij koalicioni, për shkak të numrave, kemi bërë shumë gjëra, mund të kishim bërë shumë më tepër, dhe kemi dhënë atë që çdo parti, qoftë PS, qoftë PD, detyrohen të japin kur janë me LSI, një pjesë të shpirtit”, deklaroi kryeministri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb