TIRANE– Propozimi i deputetëve të mazhorancës për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit sa i takon masave ndaj deputetëve, në rastet e hetimit apo arrestimit të tyre, është kundërshtuar nga deputetët e PD dhe LSI. Deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë sulmuar sot këto ndryshime, duke hedhur akuza mbi kryeministrin Rama, por një vit më parë, kur ishin në koalicion me PS, ata votuan bashkë ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale.

Më 30 mars 2017, PS dhe LSI votuan me 84 vota këto ndryshime, nga 84 vota që kërkojnë ligjet me shumicë të cilësuar.

Këto ndryshime parashikonin që në rastet kur Prokuroria të sillte në Kuvend një kërkesë për të arrestuar një deputetët, bashkë me raportin duhet të sillte dhe provat.

Në kreun për Kushtet e Procedimit në nenin 288, pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, (të ndryshuar me ligjin nr.21, datë 10.3.2014 dhe nr.35/2017, datë 30 mars 2017), thuhet se:

1. Kur ndaj një deputeti duhet të caktohet masa e sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, heqja e lirisë në çfarëdo lloj forme, kontrolli personal ose i banesës, prokurori kërkon autorizimi nga Kuvendi.
2. Kërkesa për autorizim paraqitet kur plotësohen kushtet ligjore të parashikuara në këtë Kod për kryerjen e veprimeve të parashikuara në pikën 1 të këtij neni. Ajo shoqërohet me një relacion të arsyetuar, të shoqëruar me provat që mbështesin kërkesë e tij.
3. Kur deputeti është arrestuar në flagrancë, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme njofton menjëherë Kuvendin. Kur Kuvendi vendos heqjen e masës së arrestit në flagrancë, deputeti lirohet menjëherë.

dokumenti433
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb