Anis Mehmeti ishte një nga protagonistët e Kombëtares shqiptare në katër ndeshjet e Ligës së Kombeve. Ai zbriti në fushën e lojës në të katër ndeshjet e luajtura në dy javët e mëparshme, teksa gjeti edhe rrugën e rrjetës në sfidën në transfertë përballë San Marinos.s.

Por ndërsa me Shqipërinë ai la përshtypje shumë pozitive, situata e tij te Ipsuiç në Angli nuk ka ndryshuar. Edhe në ndeshjen e sotme, emri i Mehmetit ishte jashtë protokollit të sfidës përballë Fullhemit në Premier Ligë, pasi trajneri Geri O’Nill nuk e ka preferuar 25-vjeçarin shqiptar.

Në këtë sezon me Ipsuiç, Mehmeti ka luajtur vetëm në ndeshjen e Kupës së Ligës së humbur 4-2 përballë Arsenalit, ku ai gjeti rrugën e rrjetës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb