Kandidati i PD për deputet Luan Baçi deklaroi sot se zona e braktisur e Topojës në Dier do t’i japë përgjigjen e merituar qeverisë Rama, që do të mbajë përgjegjësi për presionin ndaj zgjedhësve.

Baci diskutoi me banorët shqetësimet e tyre për mungesën e infrastrukturës rrugore, ujit të pijshëm dhe problemeve me titujt e pronësisë.

Kandidati Baci theksoi se PD është garanci për zhvillimin, pasi kreu i saj Lulzim Basha ka dhënë prova suksesi gjatë kohës kur drejtonte minsitrinë e jashtme dhe të brendshme.

“Ka ardhur koha qe të kemi një kryeministër si Lulzim Basha, një kryeministër perëndimor, kurajoz, një kryeministër të punës, një kryeministër që ka dhënë prova të sakta të plota të qarta, kur ka qenë në drejtim si ministër i jashtëm, ministër i brendshëm, kryetar i bashkisë së Tiranës, ka treguar se di të punojë, të drejtojë dhe të japë rezultate. Rezultatet janë kokëfortë sepse e dimë mirë në kohën që ka qënë ministër i jashtëm, minsitër i brendshëm, kemi arritur liberalizimin e vizave, kemi arritur hyrjen në NATO kemi arritur shumë suksese të tjera në arenen ndërkombëtare. Të sigurt në fitoren e 25 prillit, bashkarisht dhe mua më vjen mirë që në Topojë, gjejmë një ekip të mirëpërgatitur me qytetarë të kësaj zone bujare dhe shumë punëtore, të lënë pas dore nga pushteti aktual, të braktisur madje do ta quaja, si bastion të tyre, duke i etiketuar shpesh herë si dele që votojnë në rresht për rilindjen. Jam i sigurt që në 25 prill do të marrin përgjigjen e merituar edhe këtu në Topojë me rezultat fitues të PD duke i nxjerrë në opozitë pikërisht edhe këtu”, deklaroi Baci

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: