Legjenda shqiptare e boksit, Luan Krasniqi, ka folur rreth duelit të shekullit që do të mbahet të shtunën. Mëngjesi i të shtunës do të jetë i rezervuar për duelin e madh mes Many Pacquaio dhe Floyd Mayweather, i cili cilësohet edhe si dueli i shekullit në boksin botëror.

Luani Krasniqi thotë se ai ka një preferencë të tij, por se për të favorit është dikush tjetër. “Titullin e fituesit do të doja që t’ia uroja Manny Pacquaios, por në rolin e favoritit padyshim se është Mayweather dhe besoj se ai do ta fitojë ndeshjen”, deklaroi Luan Krasniqi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: