TIRANE

Rikthehet Big Brother. Dhe ashtu si më parë ishte paralajmëruar, ky format këtë vit do të vijë me disa ndryshime. Por duket se ndryshimi më i madh është moderatorja.

Pasi Arbana deklaroi se nuk do të ishte më në krye të këtij show, konfirmohen zërat se Luana do të jetë prezantuesja e këtij reality.
Moderatorja në mbyllje të programit të saj “Shiko kush luan” deklaroi se do rikthehet shumë shpejt në ekran, brenda 1 muaji.

Kaq ka mjaftuar që të ngjallen dyshimet se Luana do të prezantojë “Big Brother”. Kjo nuk është hera e parë që Luana përflitet për prezantimin e spektaklit të njohur pasi edhe dy vite më parë emri i saj ishte ndër më të komentuarit në media.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: