Një grua në Kaliforni të SHBA-ve, ka shpëtuar djalin e saj vetëm 5 vjeç nga sulmi i një luani malor.

Djali ishte duke luajtur jashtë shtëpisë së tij në Calabasas, ku papritur, u shfaq luani dhe nisi ta sulmojë.

Menjëherë këtë skenë e pa e ëma e fëmijës, që nxitoi me shpejtësi për ta shpëtuar. Ajo e goditi fillimisht kafshën me grushte. Luani u largua, ndërsa më pas, është gjetur nga autoritetet dhe është qëlluar. Sulmet nga luanët malorë janë shumë të rralla në Amerikën e Veriut.

Zyrtarët thanë se kafsha e përfshirë ishte e re. Ndaj ekspertët besojnë se ai ishte duke mësuar se si të mbrohej e të kujdesej për veten.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb