TIRANË

Skuadra e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit në universitetin “Luarasi” mori pjesë në Hackathonin e parë Shqiptar. Universitete të ndryshme publike e private në vend përgatitën projekte mbi tematikën: “How To Make Tirana The European Hotspot For Digital Nomads” – EU for Innovation.

Ekipi përbëhej nga dy pedagogët Florenc Hidri e Afrim Osmani si dhe nga tre studentet Joana Osmenaj, Ergion Kopani dhe Tea Gjata. Prezantimi i temës “Nomadët 360” të punuar nga “Luarasi” solli një risi me synim qasjen gjithnjë e më shumë pranë zhvillimeve teknologjike.

Luarasi 1
Luarasi 1

Krijimi i një komuniteti dixhital dhe ndërkombëtarizimi janë objektivat kryesore të projektit të “Luarasi”. Por si lindi ideja e realizimit të këtij projekti? Pedagogu Florenc Hidri tregon se është bërë një punë intensive për një kohë shumë të shkurtër.

Risia e këtij projekti ishte bashkëpununimi në grup i studentëve që vijnë nga cikle të ndryshme studimi Bachelor dhe Master. Pedagogu i Luarasi Afrim Osmani tha se komunikimi dixhital është pjesë e jetës dhe një sfidë më vetë për të ecur paralel me të.

Zv.rektorja Anni Dasho Sharko u shpreh e kënaqur për idenë interesante të propozuar nga studentët dhe shtoi se në Hackathonin e Dytë dhe të Tretë, “Luarasi” do të vijë me ide edhe më inovatore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb