Një mace e përkëdhelur që u zhduk nga një shtëpi në Gjermaninë Veriore më shumë se një vit më parë, u shfaq në një fshat rreth 60 kilometra larg.

Macja trevjeçare e quajtur Lucky u zhduk në nëntor 2022 nga shtëpia e saj në fshatin Wallensen, që ndodhet në jug të Hanoverit.

Një kërkim në të gjithë fshatin nga pronarja 52-vjeçare dhe fëmijët e saj rezultoi i pasuksesshëm.

Por, macja u shfaq dje në tarracën e shtëpisë së një gruaje në qytetin Garbsen, që ndodhet rreth 60 kilometra në veri, sipas policisë lokale.

Gruaja dërgoi një foto të maces në një bisedë në grup me disa fqinjë, duke përfshirë një police, e cila u ndal teksa ishte në patrullë dhe skanoi çipin e implantuar të Lucky, i cili identifikoi macen si të zhdukur.

Kontakti me pronarin u bë nëpërmjet grupit të mirëqenies së kafshëve ”Tasso”, i cili mban një regjistër të kafshëve të zhdukura.

”Pronari i Lucky erdhi për të marrë macen e zhdukur po atë natë dhe ishte në gjendje ta mbante përsëri macen me kënaqësi”, raportoi kryeinspektori i policisë Garbsen, Christoph Ahlborn.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: