Një i ri nga Koreja e Jugut është dënuar me 14 muaj burg për vrasjen e 76 maceve, në një nga rastet më të rënda në lidhje me vrasjen e kafshëve, në vitet e fundit.

20-vjeçari u dënua nga Gjykata e Changwon në jug të Koresë së Jugut, e cila nuk ka zbuluar identitetin e tij.

Vrasjet e maceve kishin ndodhur nga dhjetori 2022 e deri në shtator 2023. Urrejtja ndaj maceve i kishte lindur, për shkak se kafshët ia kishin gërvishtur makinën.

Ai kishte adoptuar disa mace, ndërsa prej tyre i kishte vrarë duke i mbytur me gërshërë. Avokati tha se do të apelojë vendimin.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb