TIRANE- Policia e Shtetit vijon aksionet në mbarë vendin për të parandaluar kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Në emisionin “Kjo javë” me Nisida Tufën në “News24”, Gjovalin Loka, drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë në Policinë e Shtetit, tha se lufta kundër kultivimit të kanabisit është ndarë në tre faza.

Së pari procesi konsistoi në hartimin e kuadrit ligjor, së dyti informimi i qytetarëve dhe sensibilizimi për këtë luftë ndaj drogës, dhe së treti faza ekzekutuese. Ai tha se kontrollet e Policisë së Shtetit vijojnë çdo ditë.

Loka tha se ditën e sotme është zhvilluar një operacion në Krujë, i cili është finalizuar me arrestimin e tre personave, dhe asgjësimin e lëndëve narkotike të gjetura në 3 parcela.

Kreu i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë në Policinë e Shtetit tha se ditën e sotme është zhvilluar një operacion në Krujë, i cili është finalizuar me arrestimin e tre personave, dhe asgjësimin e lëndëve narkotike të gjetura në 3 parcela.

Sipas tij, një prej personave të arrestuar në Krujë, ka një mbiemër të dëgjuar. Loka tha se arrestimi i tyre ka ardhur pas një hetimi disa mujor me prokurorinë e Durrësit.

“Tre të arrestuarit janë persona me precedentë të mëparshëm kriminalë. Ata janë kokat e grupit, por aksioni vijon. Do të ketë të dhëna të reja deri në përfundim të operacionit”, tha Gjovalin Loka, drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë në Policinë e Shtetit.

Sakaq, ai theksoi Kruja, Shkodra, Vlora, dhe Lezha, janë zonat më problematike sa i takon kultivimit të lëndëve narkotike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb