Televizioni publik gjerman ZDF i ka kushtuar vëmendje protestave që po zhvillohen në Shqipëri, duke raportuar se mijëra qytetarë dolën sërish në rrugët e Tiranës mbrëmjen e së shtunës për të kundërshtuar projektin e planifikuar të një kompleksi luksoz në bregdetin e Adriatikut.
ZDF thekson se protestat zhvillohen prej gati një muaji pa ndërprerje, ndërsa demonstruesit akuzojnë qeverinë e kryeministrit Edi Rama për korrupsion dhe mungesë transparence.
Në raportimin e tij, televizioni gjerman thekson se protestuesit kërkojnë, ndër të tjera, dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe ndalimin e projektit të diskutueshëm.
Megjithatë, sipas ZDF, pavarësisht protestave të vazhdueshme dhe kundërshtimeve të forta, kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij kanë mbetur të vendosur për ta çuar përpara projektin e pasurive të paluajtshme.
“Të shtunën në mbrëmje, mijëra njerëz në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, demonstruan përsëri kundër një projekti të planifikuar luksoz të pasurive të patundshme në bregdetin e Adriatikut.
Protestat kanë ndodhur pa ndërprerje për gati një muaj. Demonstruesit akuzojnë qeverinë e kryeministrit Edi Rama për korrupsion dhe mungesë transparence, ndër të tjera, dhe kërkojnë, ndër të tjera, dorëheqjen e Ramës. Pavarësisht protestave të ashpra, ai dhe qeveria e tij kanë mbetur të përkushtuar ndaj projektit të pasurive të patundshme”, thuhet në artikull.
