Forcat ruse kanë bombarduar një spital dhe një stacion të zjarrfikësve në Kherson të Ukrainës. për pasojë kanë mbetur dy civilë të plagosur.

Lajmi konfirmohet nga Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës, ndërsa mësohet se dy të lënduarit janë të moshave 63 dhe 66 vjeç.

Kherson ka qenë një nga qytetet me më tepër dëme njerëzore dhe materiale që prej fillimit të luftës më 24 shkurt të vitit 2022.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb