Presidenti rus Vladimir Putin, ka udhëtuar në rajonet Kherson dhe Luhansk, në Ukrainën jugore dhe lindore, ku edhe është takuar me ushtarët rusë të vendosur atje prej gati një viti.

Në njoftimin e bërë nga autoritetet ruse nuk specifikohet se kur është zhvilluar kjo vizitë.

“Komandanti suprem i Forcave të Armatosura të Federatës Ruse shkoi në shtabin e përgjithshëm të njësisë ushtarake “Dniepr” në Kherson”, thuhet në njoftimin e publikuar.

 

Ko është vizita e parë e presidentit rus në Kherson që nga pushtimi i Ukrainës na forcat ruse në shkurt të 2022.

“Për mua është e rëndësishme të di këndvështrimin tuaj për situatën, t’ju dëgjoj, të shkëmbejmë informacione”,  tha presidenti rus.

Ndërkohë Ushtria ruse u tërhoq nga Khersoni në nëntor 2022 për t’u vendosur në bregun tjetër të Dnieper.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb