Spanja pritet të dërgojë gjashtë tanke moderne të quajtura Leopard 2A4 në Ukrainë deri në fund të javës së ardhshme.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria spanjolle e Mbrojtjes gjatë një deklarate ditën e sotme.

Gjashtë tanket Leopard 2A4 i janë nënshtruar kontrolleve përfundimtare në një fabrikë armësh pranë Seviljes në Spanjën jugore, thuhet në deklaratë. Ministrja spanjolle e Mbrojtjes Margarita Robles vizitoi fabrikën të enjten dhe tha se katër tanke të tjera Leopard që do të shkojnë në Ukrainë do të mbërrijnë atje së shpejti për inspektim dhe testim.

Grupi i parë i trupave ukrainase që mësojnë se si të operojnë tanket spanjolle janë duke përfunduar stërvitjen në një bazë ushtarake në veri të Spanjës, njoftoi Ministria e Mbrojtjes javën e kaluar.

Gjatë 1-vjetorit të luftës në Ukrainë, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez vizitoi Kievin ku takoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, teksa njoftoi mbështetjen e Spanjës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb