Sipas Volodymyr Zelenskyt vetëm presidenti amerikan Donald Trump dhe lideri kinez, Xi Jinping mund të ‘shtyjnë’ Putin drejt paqes.

“Unë mendoj se ai  mund ta shtyjë Putinin drejt paqes. Presidenti Trump dhe Xi janë më të fortët. Nuk mendoj se ka të tjerë që mund ta bëjnë këtë  sepse ekonomia e Putinit pas të gjitha sanksioneve, është shumë e varur nga Kina dhe vendimet e liderit kinez. Ndoshta duhet që Trump dhe Xi Jinping të diskutojnë se si të ushtrojnë presion bashkërisht ndaj Putinit”, deklaroi  Zelensky në një intervistë nga Davos.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se nuk duhet të zhvillohen negociata paqësore pa pjesëmarrjen e Ukrainës dhe se çështja më e rëndësishme në këto negociata janë garancitë efektive të sigurisë.

Siç u  raportua dhe  më herët më 22 janar, Presidenti i SHBA Donald Trump deklaroi në mediat sociale se ai “e do” popullin rus dhe se ai “nuk po kërkon të lëndojë” Rusinë, por nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të vendosë “nivel të lartë taksash, për mallrat nga Rusia nëse Moska refuzon një marrëveshje paqeje në Ukrainë.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb