Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Ledion Krisafi, i ftuar në emisionin Open në News 24, foli për “luftën” në SHBA për të mbyllur USAID-in.
Krisafi u shpreh se në këtë pikë, sheh një “përplasje” mes miliarderit Elon Musk dhe administratës së re amerikane. Ai tha se Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio nuk ishte për mbylljen e USAID, por tha se do ta drejtojë vetë agjencinë. Krisafi tha se ndryshe foli Musk, që e quajti USAID-in “organizatë kriminale”.
Ledion Krisafi: Ka një përplasje mes Musk dhe administratës së re amerikane. Musk tha se do ta mbyllë USAID se është organizatë kriminale e “strehë marksistësh”, ndërsa Marco Rubio tha se nuk do ta mbyllë, por do ta drejtoj vetë.
Rubio po sillet si pjesë e establishmentit, duke thënë se disa projekte të USAID duhen dhe disa jo. Ai po tregon vizionin e administratës së re të SHBA-ve.
(Balkanweb)