Pasojat e luftës po bëjnë jehonë në të gjitha sferat e jetës. Lufta siç duket ka prekur edhe Teatrin Bolshoi me famë botërore në Moskë. Dirigjenti Tugan Sokhiev ka njoftuar dorëheqjen e tij nga posti i tij si drejtor muzikor dhe kryedirigjent i teatrit.

Sokhiev, i cili ka kaluar vite duke punuar në botën e muzikës në Francë deklaroi gjithashtu se do të tërhiqej nga pozicioni i tij si drejtor muzikor i Orkestrës Kombëtare të Toulouse Capital.

Në një deklaratë emocionale ai tha se do të ishte gjithmonë kundër konflikteve në çdo formë. Ai tha se ishte shumë krenar që vinte nga një vend kaq i pasur kulturor si Rusia, por edhe shumë krenar që ishte pjesë e jetës muzikore franceze.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb