Ushtria ukrainase pretendon se ka rrëzuar dy avionë rusë mbi Kiev. Lajmi është bërë i ditur nga komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura, gjeneral Valery Zaluzhny.

Kujtojmë se Rusia ka përqendruar të gjithë forcën e saj për të marrë dy qytetet kryesore, Kievin dhe Kharkivin. Gjatë këtyre ofensivave ato janë ndeshur me rezistencën e qytetarëve dhe forcave ushtarake.

Ata pretendojnë se kanë rrëzuar dhjetëra avionë të kundërshtarëve, kanë shkatërruar artileri të rëndë si dhe kanë zënë shumë robër lufte. Pretendime të ngjashme ka edhe në radhët e rusëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: