Tensionet midis SHBA-së  dhe Iranit po përshkallëzohen. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se plani i ri i paraqitur nga Teherani vështirë se do të pranohet, ndërsa pala iraniane duket e gatshme si për një zgjidhje diplomatike.

Presidenti amerikan, në një reagim në platformën “Truth Social”, tha se së shpejti do ta shqyrtojë planin e ri të dërguar nga Irani.

“Së shpejti do ta shqyrtoj planin që na dërgoi Irani, por nuk mund ta imagjinoj se do të jetë i pranueshëm, pasi ata nuk kanë paguar mjaftueshëm për atë që i kanë bërë njerëzimit dhe botës gjatë 47 viteve të fundit”, tha ai.

Zëvendësministri i Jashtëm iranian Kazem Gharibabadi tha se vendi i tij kishte paraqitur një plan përmes një ndërmjetësi, që synonte t’i jepte fund përfundimisht “luftës së imponuar”.

“Irani ia paraqiti planin e tij ndërmjetësit Pakistan dhe tani topi është në fushën e Shteteve të Bashkuara, të cilat duhet të zgjedhin midis diplomacisë dhe vazhdimit të konfliktit”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb